EMRI/ Dhunoi me grushte dhe bombol gazi gardianin në burgun e Burrelit, autori i dënuar për vrasjen

EMRI/ Dhunoi me grushte dhe bombol gazi gardianin në burgun e Burrelit, autori i dënuar për vrasjen

Një incident i dhunshëm është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku i dënuari Dritan Ymeri dyshohet se ka sulmuar fizikisht një punonjës të policisë së burgjeve. Ymeri, i dënuar me 18 vite burg për vrasjen e mjekut Ilir Aliaj në Shkodër, dyshohet se e ka goditur gardianin fillimisht me grushte dhe më pas me një bombol të vogël gazi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, gjatë turnit të tretë. Punonjësi i policisë së burgjeve, i identifikuar me inicialet A. B., ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Deri më tani, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka dhënë një njoftim zyrtar për incidentin dhe as nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi rrethanat në të...