Ministri Hoxha dënon sulmin me dron në Kuvajt: Ngushëllime për viktimat italiane

Ministri Hoxha dënon sulmin me dron në Kuvajt: Ngushëllime për viktimat italiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha shprehu ngushëllimet për humbjen e jetës së dy shtetasve italianë në sulmin me dron në Kuvajt. Në një reagim në rrjetin social X, Hoxha shprehu solidaritetin me familjet e viktimave, popullin dhe qeverinë italiane. “Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e jetës së dy shtetasve italianë në sulmin me dron në Kuvajt. Shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe qeverinë italiane”, shkroi Hoxha. Ai dënoi sulmet e Iranit ndaj vendeve fqinje dhe rikonfirmoi solidaritetin e Shqipërisë me partnerët në Gjirin Persik. “Dënojmë fuqimisht sulmet e papërgjegjshme të Iranit kundër vendeve fqinje dhe rikonfirmojmë solidaritetin tonë me partnerët tanë në Gjirin Persik”, theksoi ministri. Dy shtetas italianë, të cilët...