Lubonja: Opozita të bashkohet për qeveri teknike dhe të pastrojë vendin nga bandat
Analisti Fatos Lubonja kërkon bashkimin e të gjitha forcave opozitare dhe grupimeve të protestës për krijimin e një qeverie teknike që do të përgatisë vendin për zgjedhje të reja. Lubonja propozoi krijimin e një këshilli përfaqësues ku të përfshihen të gjitha forcat, nga PD-ja te grupimet e reja dhe protestuesit. Sipas tij, bashkimi duhet të nisë nga një marrëveshje për kriteret dhe programin, përpara se të zgjidhet kandidati. Ai theksoi se asnjë parti nuk duhet të këmbëngulë te kandidati i saj, nëse gjendet një emër që pranohet nga të gjithë. “Formula ime nuk është një njeri për bashkimin e të gjithëve, por është një këshill bashkiak. Për të hequr edhe idenë që do të dalë një person ideal, por të jetë një këshill bashkiak. Ky...
Burimi:
kohajone.com