Benet Beci: “Kinema “Republika” mirëpriti sonte premierën e filmit të shumëpritur shqiptar “Njerëz dhe Fate 3”

Benet Beci: “Kinema “Republika” mirëpriti sonte premierën e filmit të shumëpritur shqiptar “Njerëz dhe Fate 3”

Benet Beci kryebashkiaku shkodran shkruan: “Kinema “Republika” mirëpriti sonte premierën e filmit të shumëpritur shqiptar “Njerëz dhe Fate 3”, në kuadër të kalendarit të aktiviteteve të festave të Nëntorit. Një mbrëmje e veçantë për publikun shkodran, me personazhet e dashura që kanë shoqëruar shqiptarët ndër vite. Kënaqësi të mirëpresim në Shkodër produksione të kinematografisë shqiptare dhe t’i japim artit hapësirën që meriton”.