Kodi i ri i Procedurës Penale drejt rishikimit, Gogu: Kritikat po shqyrtohen dhe propozimet do të marrin përgjigje
Toni Gogu TIRANË- Ministria e Drejtësisë do të zhvillojë javën e ardhshme konsultimin e fundit për projektligjin e Kodit të ri të Procedurës Penale, këtë herë me përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile. Pas këtij takimi, pritet të shqyrtohen vërejtjet dhe propozimet e mbledhura, përpara se drafti të përcillet për miratim në qeveri dhe më pas në Kuvend. Ministri i Drejtësisë Toni Gogu bëri të ditur se dokumenti është ende në proces diskutimi, pavarësisht se afati zyrtar i konsultimit publik përfundoi më 28 tetor. Ai tha se gjatë kësaj periudhe janë marrë mendime nga aktorë të sistemit të drejtësisë, përfaqësues të institucioneve, ekspertë dhe qytetarë. “Në 30 shtator e nxorëm projektligjin për konsultim publik. Në 28 tetor e mbyllëm afatin zyrtar, por konsultimi vazhdon dhe...
Burimi:
zeri.ai