“Hyre në Lice se vizatove makinën e Enverit”, Berisha-Gonxhe përplasen në Kuvend, ministri: Plak matuf (VIDEO)

“Hyre në Lice se vizatove makinën e Enverit”, Berisha-Gonxhe përplasen në Kuvend, ministri: Plak matuf (VIDEO)

sali berisha & blendi gonxhe TIRANË- Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me përplasje mes kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe ministrit Blendi Gonxhe ku në qendër të debatit u rikthye një episod i fëmijërisë së këtij të fundit, që lidhet me vizatimin e makinës së ish-diktatorit Enver Hoxha. Gjatë fjalës së tij, Berisha ironizoi ministrin për mënyrën se si kishte hyrë në Liceun Artistik duke pretenduar se pranimi i tij në këtë shkollë ishte bërë pas një episodi në Gjirokastër ku Gonxhe në moshë të vogël kishte vizatuar makinën e Enver Hoxhës. “Ti meriton çdo epitet, por s’dua të prish gojën këtu para qytetarëve (drejtuar ministres Kumbaro). Mos fol pas shpine, po flas me vetëpërmbajtje se kam dhe shumë të tjera. Je një...