Mediu: Dorëheqja e Ramës dhe qeveria kujdestare, rruga drejt integrimit europian
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu, kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, ku mori pjesë edhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos. Mediu akuzoi qeverinë se po e përdor integrimin europian për të ruajtur pushtetin, ndërsa Shqipëria përballet me korrupsionin, krimin e organizuar dhe instrumentalizimin e drejtësisë. “Dorëheqja e Edi Ramës nuk është ndalim i procesit, por përkundrazi, është rruga reale për anëtarësim”, deklaroi Mediu, duke kërkuar gjithashtu reforma zgjedhore konsensuale dhe lista të hapura. Mediu: Duke dëgjuar një pjesë të kolegëve të mazhorancës, më kujtohet një shprehje e vjetër shqiptare dhe po e them në anglisht: "Bless them I for what...
Burimi:
syri.net