Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

Tre shqiptarë arrestohen në Greqi me 66 kg kanabis, dy prej tyre ishin pararojë për lëvizjet e policisë

Policia ka arrestuar tre të rinj shqiptarë nga Saranda në Greqi, pasi sekuestruan 66 kilogramë e 742 gramë kanabis, i cili dyshohet se po transportohej nga Shqipëria drejt Greqisë. Kjo ngjarje është regjistruar në zonën e Igumenicës, ku efektivët e Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve, në bashkëpunim me Departamentin e Dytë të Rojës Kufitare të Filatit, ndaluan fillimisht një automjet që drejtohej nga një prej shqiptarëve të arrestuar. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 60 pako me kanabis, me peshë totale 66 kilogramë e 742 gramë, të cilat u sekuestruan nga policia. Më tej  në një tjetër vendndodhje, u ndalua edhe një automjet i dytë, në të cilin udhëtonin dy shqiptarët e tjerë. Sipas hetimeve, ata dyshohet se kishin rolin e pararojës, duke...