Putin thirrje për zbatimin e gjerë të IA, propozon përditësimin e strategjisë kombëtare

Putin thirrje për zbatimin e gjerë të IA, propozon përditësimin e strategjisë kombëtare

Presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje të enjten për zbatimin e gjerë të inteligjencës artificiale (IA) në vendin e tij dhe propozoi përditësimin e strategjisë kombëtare të Rusisë për zhvillimin e IA-së. “Ne do të përpiqemi të sigurojmë që përvetësimi i inteligjencës artificiale në Rusi të bëhet gjithnjë e më i përhapur, duke përfshirë të gjithë sektorët e ekonomisë dhe të gjitha aspektet e jetës së njerëzve”, tha Putin në seancën plenare të konferencës “Udhëtim në Botën e Inteligjencës Artificiale” në Moskë. Putin tha se edhe të paturit e gjeneratës së fundit të inteligjencës artificiale nuk garanton më superioritet teknologjik ose “zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë”. Ai shtoi se arritja e lidershipit në sektor, kërkon më shumë sesa thjesht krijimin e zgjidhjeve të përparuara. Putini...