Prag katastrofe mjedisore? Mbytet anija cisternë me 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

Prag katastrofe mjedisore? Mbytet anija cisternë me 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar

Një anije cisternë që transportonte deri në 7 mijë tonë naftë është mbytur në brigjet e ishullit Ibiza, në Spanjë, duke shkaktuar vdekjen e një prej anëtarëve të ekuipazhit. Anija “Med Emre”, me flamur maltez, kishte në bord 17 persona, të cilët u shpëtuan nga ekipet e emergjencës. Megjithatë, shtatë prej tyre u transportuan në spital, ku njëri ndërroi jetë më vonë, ndërsa gjashtë të tjerët po marrin trajtim për dëmtime të lehta, kryesisht hipotermi. Sipas autoriteteve spanjolle, anija cisternë u mbyt rreth 25 milje detare larg brigjeve të Ibizës dhe 57 milje detare nga Valencia. Shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta. Anija ishte nisur nga Algeciras, në jug të Spanjës, drejt Barcelonës, kur ekipet e shpëtimit në Valencia morën një sinjal emergjence rreth...