Begaj vizitë zyrtare në Strugë, fokusi te bashkëpunimi ndërkufitar, turizmi dhe ruajtja e identitetit kombëtar

Begaj vizitë zyrtare në Strugë, fokusi te bashkëpunimi ndërkufitar, turizmi dhe ruajtja e identitetit kombëtar

Presidenti Begaj zhvillon vizitë zyrtare në Strugë, fokusi te bashkëpunimi ndërkufitar, turizmi dhe ruajtja e identitetit kombëtar Presidenti Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Brdo-Brijun-it që po mbahet në Ohër ka zhvilluar sot një vizitë në Strugë. Kreu i Shtetit u prit nga kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, këshilltarët bashkiakë, përfaqësues të forcave politike vendase si dhe qytetarë të shumtë. Gjatë takimeve me drejtuesit lokalë dhe komunitetin, në qendër të diskutimeve ishin zhvillimi i gjithanshëm i qytetit, ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe forcimi i rolit të shqiptarëve në rajon. Presidenti Begaj u njoh nga afër me projektet zhvillimore të komunës dhe vlerësoi angazhimin e institucioneve vendore për promovimin e Strugës si një destinacion me vlera të spikatura...