Sukses i madh i Egnatias! Fitore kundër Lincoln, pranë kualifikimit nga grupet e Conference League
Egnatia ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në fazën e ligës së Conference League. Skuadra rrogozhinase ka mposhtur me rezultatin 2-1 Lincoln Red Imps, në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, duke marrë tri pikë me shumë vlerë në garën europiane. Takimi nisi me Egnatian në kërkim të golit, ndërsa skuadra shqiptare krijoi disa raste të mira gjatë pjesës së parë, por pa arritur të gjente rrugën e rrjetës. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 47-të, kur Alessandro Albanese dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën e rrogozhinasve. Lincoln Red Imps nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte shifrat në minutën e 79-të me Yussef Flalhi Idrissi. Megjithatë, reagimi i Egnatias ishte i menjëhershëm. Vetëm dy minuta më vonë, në të 81-tën,...
Burimi:
sportekspres.com