Europa League: Milan me përmbysje të madhe ndaj Olympiacos. Bournemouth nuk di të ndalet. leverkusen “ok” (video)
Milan ka marrë fitoren e dytë ne Europa League pas ndeshjeve të xhiros së pestë. Kuqezinjtë fituan me përmbysje 2-4 ndaj Olympiacos. Sfida u zhbllokua në minutën e 31-të, Lorenzo Pirola goditi me kokë dhe topi fillimisht u perplas në traversë dhe më pas në trupin e Mike Maignan, duke përfunduar në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për skuadrën greke. Jota Silva dyfishoi për grekët në fillim të pjesës së dytë, pasi zuri të papërgatitur mbrojtjen kuqezi. Në minutën e 56-të, kuqezinjtë ngushtuan shifrat me golin e bukur të Omari Hutchinson. Anglezi depërtoi bukur në zonë dhe gjeti golin me një goditje fantastike qendrore nga distanca. Në minutën e 63-të, Milan barazon shifrat me Alphadjo Cisse, i cili shënoi me kokë, pas krosimit...
Burimi:
telesport.al