Arrestohet shqiptari në Itali/ Dyshohet se dogji banesën dhe furgonin e një bashkatdhetari

Arrestohet shqiptari në Itali/ Dyshohet se dogji banesën dhe furgonin e një bashkatdhetari

foto ilustruese ITALI- Një 40 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e karabinierëve në provincën e Vareses në Itali i dyshuar për dy zjarrvënie të qëllimshme ndaj pronës dhe automjetit të një bashkatdhetari të tij. Ngjarjet për të cilat akuzohet kanë ndodhur në zonën e Vareses, ku shënjestër kanë qenë një banesë në ndërtim dhe furgoni në pronësi të një 32-vjeçari shqiptar sipërmarrës në sektorin e ndërtimit. Arrestimi është kryer gjatë natës mes 25 dhe 26 tetorit në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Gjyqtari i Hetimeve Paraprake pranë Gjykatës së Vareses. Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave 40vjeçari është dërguar në burgun e Busto Arsizios ku do të qëndrojë në dispozicion të drejtësisë italiane. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e...