Pa energji elektrike prej paradites, defekti në rrjet mban në errësirë disa fshatra të Lezhës

Pa energji elektrike prej paradites, defekti në rrjet mban në errësirë disa fshatra të Lezhës

Lezha pa energji elektrike LEZHË- Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona të Lezhës, ku prej orës 10:00 të paradites vijon të jetë i ndërprerë furnizimi. Ndërprerja ka prekur fshatrat Kolsh, Manati, Tresh, Spiten, Markatomaj, Zejmen, Gajush dhe Pllanë duke vështirësuar aktivitetin e përditshëm të familjeve dhe bizneseve që operojnë në këto zona. OSHEE bën me dije se shkak është një defekt në rrjetin elektrik, ndërsa grupet e punës janë angazhuar për riparimin e tij dhe rikthimin e furnizimit. Megjithatë, deri më tani situata vijon të mbetet e pandryshuar, me zonat e prekura ende pa energji elektrike./ZËRI