Këlliçi: Të rinjtë janë në shesh kundër modelit të korrupsionit! Spiropali foli hapur për situatën
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se përplasjet mes klaneve brenda PS-së janë tregues i degradimit të kësaj force politike, ndërsa përgjegjësinë kryesore për situatën ia atribuoi kryeministrit Edi Rama. Duke komentuar edhe përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar socialist, Këlliçi tha se është për t’u përshëndetur fakti që ajo ka vendosur të flasë hapur për zhvillimet brenda mazhorancës, ndonëse, sipas tij, për vite me radhë ka kontribuar në konsolidimin e pushtetit të Ramës dhe instalimin e autokracisë në vend. “Është për t’u përshëndetur që një person i tillë, që ka kontribuar në konsolidimin e pushtetit të Edi Ramës, flet hapur për situatën. Ajo i ka shërbyer instalimit të autokracisë në vend, por ka një akt me vlerë, që nuk ka bashkuar votat...
Burimi:
kohajone.com