Përkeqësohet moti, ARRSH në gatishmëri për reshjet dhe dëborën në akset rrugore

Përkeqësohet moti, ARRSH në gatishmëri për reshjet dhe dëborën në akset rrugore

TIRANË- Moti pritet të përkeqësohet në ditët në vijim, me reshje shiu, shtrëngata afatshkurtra dhe dëborë në zonat malore mbi 1100 metra. Sipas parashikimit të MeteoAlb, pritet edhe një rënie e ndjeshme e temperaturave. Në këto kushte, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka marrë masat për garantimin e qarkullimit në akset kombëtare, ndërsa kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gatishmëri. ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe të pajisin automjetet me goma dimërore e zinxhirë, veçanërisht në rrugët malore. Njoftimi i plotë: Sipas parashikimeve të MeteoAlb, në ditët në vijim priten reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngata afatshkurtra, reshje bore në lartësitë mbi 1100 metra, si dhe ulje e ndjeshme e temperaturave. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka...