Kapet ngarkesa me afro 67 kg kanabis në Igumenicë, arrestohen tre të rinj nga Saranda
Tre të rinj shqiptarë nga Saranda janë arrestuar në Greqi, pasi policia u kapi 66 kilogramë e 742 gramë kanabis, që dyshohet se po transportohej nga Shqipëria drejt Greqisë. Ngjarja u regjistrua në zonën e Igumenicës, ku efektivët e Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve, në bashkëpunim me Departamentin e Dytë të Rojës Kufitare të Filatit, ndaluan fillimisht një automjet që drejtohej nga një prej shqiptarëve të arrestuar. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 60 pako me kanabis, me peshë totale 66 kilogramë e 742 gramë, të cilat u sekuestruan nga policia. Më pas, në një tjetër vendndodhje, u ndalua edhe një automjet i dytë, në të cilin udhëtonin dy shqiptarët e tjerë. Sipas hetimeve, ata dyshohet se kishin rolin e pararojës, duke...
Burimi:
javanews.al