“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…
E ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, deputetja e përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali bëri edhe një deklaratë të fortë, duke u shprehur se ajo është monitoruar edhe në kafet që dilte, ku sipas saj ky veprim është kryer nga institucionet përkatëse. Gjatë fjalës së saj, deputetja tha që kolegë të saj kanë frikë të dalin nga shtëpia, pasi survejohen në mënyrë të rregullt në çdo lëvizje që ato bëjnë. “Në këto muaj të “puçit”, unë kam ndierë dhe kam përjetuar dhe kam bërë një eksperiment social psikologjik. Mekanizmat e shtetit përdoren kundër individit. Duke u nisur nga fati që sapo dal nga shtëpia, më monitoronin edhe kafet ku dilja. Të gjitha do të dalin. Është dramatike, por jo serioze....
Burimi:
javanews.al