“Unë kryepuçistja”, Spiropali: Rama s’më dha sqarim pse më largoi si ministre
E përjashtuar nga Partia Socialiste, Elisa Spiropali ka folur në emisionin “Opinion” në Tv Klan për përplasjet me kryeministrin Edi Rama, largimin e papritur nga posti i ministres së Jashtme dhe situatën brenda PS-së. Spiropali tha se ka dëgjuar që nga qytetarët ashtuquhet “Mamica”, duke u shprehur se mediat e kanë tepruar me etiketimin që i kanë vendosur. “Unë jam quajtur ‘Mamica’, por mediat e kanë tepruar me krahasimin. Nuk e kam quajtur ‘Skënderbe’ Ramën, por e kam respektuar si kryeministër, pa diskutim. Kur nisi protesta e flamingove, por edhe pak më herët, deklarova se ky është momenti për të qëndruar në anën e duhur të historisë. Unë kam hedhur kritika, atëherë kur pakkush guxonte ta bënte këtë”, deklaroi Spiropali. Ajo foli edhe për largimin...
Burimi:
argjiroja.net