“Mos cenoni simbolet kombëtare”/ Monika Lubonja kritikon ashpër protestën e studentëve
Aktorja Monika Lubonja ka reaguar në rrjetet sociale në prag të festave të Nëntorit, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë respekt për monumentet dhe simbolet kombëtare. Në një postim në Instagram, Lubonja iu drejtua protestuesve, duke theksuar se e drejta për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë është e rëndësishme, por kjo nuk duhet të shoqërohet me dëmtimin e monumenteve historike. Ajo përmendi monumentet e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut, duke nënvizuar se ato përfaqësojnë historinë dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt lirisë dhe nuk i përkasin një partie apo pushteti të caktuar, por gjithë kombit. “Mos i mbuloni sytë e historisë sonë. Mos i plagosni simbolet që duhet të na bashkojnë”, shkruan aktorja. Sipas saj, respekti për figurat historike nuk lidhet me faktin nëse...
Burimi:
ntv.al