Studentët hyjnë në politikë, krijohet partia e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”

Studentët hyjnë në politikë, krijohet partia e re “Të Bashkuar për Shqipërinë”

Një grup studentësh, të rinjsh, profesionistësh nga fusha të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës kanë njoftuar krijimin e një force të re politike me emrin “Të Bashkuar për Shqipërinë”. Në një deklaratë për mediat, një studente që përfaqëson nismën bëri të ditur se partia do të jetë e hapur për qytetarët që mbështesin parimet e drejtësisë, meritokracisë, përgjegjësisë dhe transparencës. Sipas përfaqësueses së grupit, synimi është që programi politik të mos hartohet në ambiente të mbyllura, por në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, në qytete dhe fshatra. Ajo tha se angazhimet e kësaj force do të shoqërohen me objektiva të matshëm, kosto dhe afate konkrete. “Për 180 ditë kemi treguar se Shqipëria nuk është lodhur”, u shpreh studentja, duke shtuar se partia synon t’u ofrojë...