‘Shqipëria, narkoshteti i parë në Europë’/ Këlliçi-Marta Kosit: Injorimi i këtij realiteti inkurajon konsolidimin e krimit
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka mbajtur një fjalim të fortë në prani të Komisioneres Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ku ka denoncuar atë që e cilësoi si shndërrimin e Shqipërisë në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Duke iu referuar raporteve të institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Departamentin Amerikan të Shtetit, SPAK, Moneyval dhe ODIHR, Këlliçi ngriti shqetësimin për lidhjet e pretenduara mes krimit të organizuar dhe niveleve të larta të qeverisjes, pastrimin e parave dhe ndikimin e grupeve kriminale në proceset zgjedhore. Në fjalën e tij, Këlliçi theksoi se protestat qytetare dhe largimi masiv i shqiptarëve janë tregues të krizës politike dhe institucionale në vend. Ai kundërshtoi gjithashtu deklaratat e mëparshme të Marta Kos mbi korrupsionin si problem të mentalitetit shoqëror, duke...
Burimi:
syri.net