”Shqipëria, destinacion i ri për investime”, Rama: Do të përfitojmë më shumë fonde nga BE

”Shqipëria, destinacion i ri për investime”, Rama: Do të përfitojmë më shumë fonde nga BE

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, deklaroi se ekonomia shqiptare është trefishuar gjatë 12 viteve të fundit, duke kaluar nga 10 në 30 miliardë euro. Rama theksoi se Shqipëria duhet të shihet jo vetëm në kuadër të procesit të zgjerimit të BE, por edhe si një destinacion i ri për investimet. Sipas tij, objektivi është që ekonomia e vendit të dyfishohet sërish deri në vitin 2040. “Pas 12 vitesh, a nuk ka ardhur koha të mos shihemi më vetëm përmes lentes së zgjerimit? Jemi një destinacion i ri për investime, jemi një kënd i rritjes së Europës. Shqipëria ishte një ekonomi prej 10 miliardë eurosh, sot është 30 miliardë euro. Ambicia jonë është...