Biseda Trump-Putin në Kinë, kërkesa për të ndalur agresionin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se gjatë bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin, në Kinë javën e kaluar, i ka kërkuar atij të ndalojë çdo formë agresioni ushtarak ndaj Evropës. Qëllimi, sipas tij, është arritja e një marrëveshjeje mes Rusisë dhe Ukrainës. Lajmin e dha vetë Trump përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social. Ai u shpreh se beson se një marrëveshje mes dy vendeve është e mundur dhe mund të arrihet së shpejti. Sipas presidentit amerikan, përfundimi i luftës do të ndalte humbjen e mijëra jetëve njerëzore çdo muaj. Kërkesa e Trump në bisedën me Putinin “Gjatë bisedimeve të mia në Kinë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kalova shumë kohë duke diskutuar dëshirën time...
Burimi:
kohajone.com