Deputeti Muçi i drejtohet Marta Kos: Mbështetja e palëkundër ndaj Ramës po dëmton reputacionin e BE
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi i është drejtuar komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku ka ngritur shqetësime për mbështetjen e BE-së ndaj qeverisë ”Rama 4”. Muçi po ashtu kritikoi qëndrimin e institucioneve europiane, duke theksuar se procesi i integrimit nuk duhet të vijë në kurriz të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe respektimit të të drejtave themelore në Shqipëri. “Mbështetja e palëkundur që ju i keni dhënë deri tani autokratit të fundit të Ballkanit, thjesht sepse qeveria e tij ka përafruar legjislacionin me ‘acquis communautaire’, po dëmton reputacionin e BE-së, po vë në diskutim vlerat që përfaqëson BE dhe po fermenton skepticizëm mes bashkatdhetarëve të mi. Këtë po jua thotë një europian që do që...
Burimi:
kohajone.com