Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos, është përballur me thirrjet e aktivistes Arvina Lleshi në dalje të Kuvendit të Shqipërisë, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Teksa komisionerja europiane po i drejtohej automjetit të saj, Lleshi i është drejtuar në gjuhën angleze, duke shprehur kundërshtimin ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama. “No EU with Rama! Marta, we don’t want Rama, Marta!” (Jo BE me Ramën! Marta, ne nuk e duam Ramën!), dëgjohet të thërrasë aktivistja.
Burimi:
kohajone.com