Dhuna në protestë, debate në Kuvend pas vendimit të Kushtetueses! Mazhoranca: Po nxisni dhunën! Berisha: Hiqeni nga rendi i ditës, i pavotueshëm

Dhuna në protestë, debate në Kuvend pas vendimit të Kushtetueses! Mazhoranca: Po nxisni dhunën! Berisha: Hiqeni nga rendi i ditës, i pavotueshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar shqyrtimin dhe votimin në Kuvend të aktit normativ për protestat, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesshëm të zbatimit të tij. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha argumentoi se Parlamenti nuk mund të shqyrtojë një akt ligjor të pezulluar nga Kushtetuesja, duke e cilësuar një veprim të tillë si cenim të parimit të ndarjes së pushteteve dhe të pavarësisë së gjyqësorit. “Këta nuk kanë ligj, as moral, as kriter, as standard, veprojnë në këtë mënyrë. Në parimin themelor të Kushtetutës të ndarjes së pushteteve, në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë parlamenti nuk mundet të shqyrtojë një akt ligjor të pezulluar nga Gjykata Kushtetuese. Kjo përbën një asgjësim të ndarjes së pushteteve dhe të pavarësisë apo...