Nga krimet te dhuna fizike, 8 gra e vajza të vrara në 11 muaj! Në gjykatë 2321 kërkesa për urdhra mbrojtjeje
Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një nga shkeljet më të përhapura dhe më të vazhdueshme të të drejtave të njeriut. Në Shqipëri, më shumë se gjysma e grave kanë përjetuar të paktën një formë dhune gjatë jetës së tyre. Nga viti 2021 deri në vitin 2025, 31 gra ishin viktima të femicidit, 27 prej të cilave u vranë me dashje nga partnerët e tyre Intimë ose nga pjesëtarë të familjes. Vetëm gjatë vitit 2026 deri më tani, organet ligjzbatuese paraqitën në gjykatë 2321 kërkesa për urdhra mbrojtjeje, ndërsa Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza mori mbi 4000 telefonata. Nga janari deri tani, u regjistruan tetë raste të vrasjes së grave e vajzave, kryesisht nga bashkëshortët, por edhe bota e krimit. Në vitin 2025...
Burimi:
javanews.al