Platformë denoncimi për dhunën online, Demo: Të rinjtë mund të kërkojnë ndihmë në raste bullizmi apo kërcënimi në internet!
Një platformë e re do t’u vijë në ndihmë të rinjve për të denoncuar rastet e bullizmit, dhunës apo problemeve me sigurinë në internet. Bëhet fjalë për “Help4You”, një nismë që Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Interpolin, pritet ta sjellë në Shqipëri. Platforma do të shërbejë si një adresë e vetme ku të rinjtë mund të kërkojnë ndihmë dhe të kontaktojnë institucionet përgjegjëse, pa pasur nevojë t’i drejtohen veçmas secilit institucion. Nisma u prezantua në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, në një takim ku morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, nxënës, mësues dhe prindër. Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, ministri Demo theksoi se të rinjtë duhet të jenë të kujdesshëm në komunikimin në internet, pasi...
Burimi:
javanews.al