Maliq/ 43-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se…
Një 43-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gruaja ka humbur ndjenjat në tualetin e banesës. Ajo është gjetur pa shenja jete nga familjarët, të cilët kanë deklaruar se vuante nga tensioni i lartë i gjakut. Dyshohet se problemet shëndetësore mund të kenë shkaktuar vdekjen, por rrethanat e ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar. Policia po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.
Burimi:
syri.net