BKH dhe Drejtoria e Antikorrupsionit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, rastet e dyshuara do t’i referohen SPAK-ut!

BKH dhe Drejtoria e Antikorrupsionit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, rastet e dyshuara do t’i referohen SPAK-ut!

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit (DPAK) kanë formalizuar bashkëpunimin mes tyre për identifikimin e praktikave korruptive dhe referimin e rasteve të dyshuara pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Marrëveshja u nënshkrua këtë të enjte nga drejtori i BKH-së, Joni Keta, dhe drejtori i DPAK-së, Skerdi Tushi. Në kuadër të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030, marrëveshja parashikon shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin ndërmjet dy institucioneve, me qëllim evidentimin dhe referimin në kohë të rasteve të dyshuara për vepra penale që janë në kompetencë të SPAK-ut. Sipas marrëveshjes, rastet kur gjatë verifikimeve administrative evidentohen indicie për vepra penale do t’u përcillen organeve kompetente për ndjekje të mëtejshme. Ky bashkëpunim synon gjithashtu përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian për forcimin e koordinimit mes...