Durrësi përkujton me ceremoni solemne 114-Vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë!
Me një ceremoni solemne, Durrësi përkujtoi 114-vjetorin e ngritjes së flamurit të Pavarësisë, nga kryetari i parë i bashkisë së Durrësit, Hafiz Ali Podgorica. Kryebashkiakja Emiriana Sako, e cila ka ndarë edhe mesazhin e saj për këtë ditë, vlerësoi rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje, duke nderuar patriotët që kontribuuan për pavarësinë e Shqipërisë. Në mesazhin e saj, Sako kujtoi gjithashtu se 26 nëntori mbart edhe një tjetër përvjetor të dhimbshëm për qytetin: tërmetin tragjik të vitit 2019, që shkaktoi humbje jetësh dhe dëme të shumta. Ajo u përkul me respekt në kujtim të bashkëqytetarëve që humbën jetën, ndërsa shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan dhe qëndruan pranë Durrësit në ditët e vështira pas fatkeqësisë natyrore. “Kjo ditë është jo vetëm përkujtim, por edhe...
Burimi:
javanews.al