Rama në konferencën BE-Ballkani Perëndimor: Ekonomia shqiptare u trefishua

Rama në konferencën BE-Ballkani Perëndimor: Ekonomia shqiptare u trefishua

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ekonomia shqiptare është trefishuar gjatë 12 viteve të fundit, duke kaluar nga 10 në 30 miliardë euro, ndërsa objektivi i qeverisë është dyfishimi i saj deri në vitin 2040. Në fjalën e mbajtur në përmbyllje të ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, me temë “A New Investment Frontier”, Rama kërkoi që rajoni të mos shihet më vetëm përmes perspektivës së zgjerimit të Bashkimit Europian, por edhe si një destinacion i ri për investime dhe një hapësirë me potencial ekonomik për Europën. Kreu i qeverisë kujtoi nisjen e Procesit të Berlinit 12 vite më parë, duke përmendur rolin e ish-kancelares gjermane Angela Merkel në këtë nismë. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe Ballkani Perëndimor ka bërë përparime dhe...