Nga “Miss Shqipëria” në politikë, kush është Lulzime Faria që prezantoi partinë e re?
Nga pasarelat e modës në skenën politike. Lulzime Faria, dikur konkurrente në spektaklin “Miss Shqipëria”, është shfaqur këtë të enjte përpara mediave si përfaqësuese e një grupi studentësh, duke njoftuar krijimin e partisë “Të Bashkuar për Shqipërinë”, vetëm dy ditë përpara protestës kombëtare. Tetë vite më parë, Faria ishte pjesë e edicionit të 20-të të “Miss Shqipëria”, organizuar në qershor të vitit 2018 në pedonalen e Tiranës. Ajo konkurronte me numrin 21, mes 31 vajzave nga Shqipëria dhe diaspora, duke u vlerësuar me çmimin “Miss Miqësia”. Në daljet e mëparshme televizive, Faria ka folur për eksperiencën e saj në modeling, përballjen me bullizmin, vetëbesimin dhe ambiciet për të ndërtuar një karrierë ndërkombëtare në botën e modës. Sot, duket se ambiciet e saj kanë marrë një...
Burimi:
kohajone.com