“Më kanë përgatitur skenarin e vrasjes”, Laçi: Më ofruan miliona euro që të mos dëshmoj kundër Berishës

“Më kanë përgatitur skenarin e vrasjes”, Laçi: Më ofruan miliona euro që të mos dëshmoj kundër Berishës

Paro Laçi, dëshmitar kyç në gjyqin e aferës ‘Partizani’, me të pandehur edhe Sali Berishën e dhëndrin e tij Malltezi për korrupsion e pastrim parash, thotë se ka marrë mbrojtje ndërkombëtare nga Zvicra, ku po vijon procedurat e azilit politik, për shkak se në Shqipëri i rrezikohet jeta nga Berisha dhe familja e tij. Dy ditë pasi në GJKKO u shqyrtua kërkesa e tij për t’u futur në listën e dëshmitarëve të mbrojtur, ish presidenti i klubit Partizani, në një intervistë ekskluzive për Report Tv denoncon se është kërcënuar edhe kohët e fundit me jetë nga ish kryeministri dhe ato që i cilëson si bandat e tij kriminale. “Në celularin tim kanë mbërritur edhe telefonata, edhe mesazhe. Unë nuk i njoh personat. Dikush nga policia,...