Rrëfehet Cubarsi: Nuk më pëlqen të humbas, kam fituar përvojë, jam i qetë edhe nën presion

Rrëfehet Cubarsi: Nuk më pëlqen të humbas, kam fituar përvojë, jam i qetë edhe nën presion

Pas dy titujve kampionë radhazi në La Liga, skuadra e Barcelonës ka një objektiv më të madh këtë sezon: Trofeun e Champions League. Katalanasit e kanë nisur mbarë La Liga, me 4 fitore në 4 ndeshje dhe kryesojnë renditjen me 12 pikë, por të mërkurën përgatiten për debutimin sezonal në Europë ndaj Feyenoord. Mbrojtësi 19-vjeçar i Barcelona, Pau Cubarsi, i shpallur edhe lojtari i ri më i mirë në Kupën e Botës, tha: “Nuk më pëlqen kur humbas, jo vetëm në futboll por edhe kur luaj bilardo me babanë tim. Apo kur luaj lojëra të ndryshme në shtëpi”. “Gjithmonë më është thënë se jam një djalë shumë punëtor, se gjithmonë përpiqem të tregoj në stërvitje se jam gati për të luajtur. Mendoj se kjo është...