LAJMET E FUNDIT
  1. Ujë blu” te Rruga e Durrësit, Policia përdor kimikatin identifikues ndaj protestuesve

    Ujë blu” te Rruga e Durrësit, Policia përdor kimikatin identifikues ndaj protestuesve

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  2. Protesta e studentëve në Tiranë përshkallëzohet në dhunë, gaz lotsjellës dhe barrikada në flakë

    Protesta e studentëve në Tiranë përshkallëzohet në dhunë, gaz lotsjellës dhe barrikada në flakë

    Protesta e studentëve të martën, më 13 tetor, në Tiranë u shndërrua në përplasje të dhunshme me policinë, duke lënë dhjetëra persona të lënduar, dëme materiale dhe disa të shoqëruar. Ajo që nisi me thirrje kundër korrupsionit dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, u përhap në disa zona të kryeqytetit, ku protestuesit ngritën […]

  3. Përleshjet te Rruga e Durrësit/ Plagosen dy protestues, përfundojnë te Trauma

    Përleshjet te Rruga e Durrësit/ Plagosen dy protestues, përfundojnë te Trauma

    Sipas raportimeve në media, sapo kanë mbërritur dy protestues në Spitalin e Traumës të lënduar gjatë përleshjeve përpara Ministrisë së Arsimit dhe përgjatë Rrugës së Durrësit. Mësohet se të dy të lënduarit janë në gjendje koshiente. Njëri prej tyre i është nënshtruar ekzaminimeve paraprake mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimeve, ndërsa protestuesi tjetër është […]

  4. Protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë, futen në ambientet e brendshme

    Protestuesit thyejnë derën e Ministrisë së Ekonomisë, futen në ambientet e brendshme

    Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

  5. Simbol i manipulimit zgjedhor/ Të rinjtë thyejnë xhamat e KQZ-së, i vënë flakën godinës

    Simbol i manipulimit zgjedhor/ Të rinjtë thyejnë xhamat e KQZ-së, i vënë flakën godinës

    Të revoltuar, të rinjtë kanë sulmuar godinën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke hedhur sende të forta dhe duke thyer xhamat. Në pamje shihen protestuesit që godasin godinën me gjithçka kanë në duar, ndërsa situata përshkallëzohet. KQZ-ja, e cilësuar nga protestuesit si simbol i manipulimit zgjedhor, është kthyer në shënjestër të zemërimit të tyre.

  6. VIDEO/ Nuk ndalen, protestuesit marrin përpara policinë dhe i bllokojnë brenda ministrisë

    VIDEO/ Nuk ndalen, protestuesit marrin përpara policinë dhe i bllokojnë brenda ministrisë

    Policia u është përgjigjur protestuesve me dhunë, tek ministria e Financave duke ndaluar disa prej tyre. Por studentët protestues i janë përgjigjur dhunës së policisë, duke i qëlluar me sende të ndryshme. Për të shpëtuar nga protestuesit policët janë futur brenda ambienteve të ministrisë, duke marrë me vete edhe të ndaluarit.

  7. No Image Available

    Dy protestues përfundojnë në Spitalin e Traumës

    Dy protestues të lënduar gjatë përplasjeve para Ministrisë së Arsimit dhe përgjatë Rrugës së Durrësit në Tiranë janë paraqitur në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacionit të konfirmuar nga spitali, të dy personat janë në gjendje koshiente. Njëri prej tyre po kryen ekzaminimet paraprake për të përcaktuar shkallën e […]

  8. Policia paralajmëron protestuesit: Dhuna mund të dënohet deri në 7 vite burg

    Policia paralajmëron protestuesit: Dhuna mund të dënohet deri në 7 vite burg

    Policia e Shtetit ka reaguar sërish pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestës studentore para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga personat që përfshihen në veprime të dhunshme. Në reagimin e saj, policia thekson se tubimi nuk duhet të përdoret si mbulesë për […]

  9. Dy vatra zjarri në Tiranë, tymi i zi mbulon zonën qendrore

    Dy vatra zjarri në Tiranë, tymi i zi mbulon zonën qendrore

    Në Tiranë janë regjistruar dy vatra zjarri pranë zonës qendrore të kryeqytetit, duke shkaktuar shtëllunga të dendura tymi të zi që janë përhapur në zonën përreth. Reja e tymit është e dukshme edhe nga distanca të largëta, ndërsa situata në zonë paraqitet e tensionuar. Deri në momentin e raportimit, sipas informacionit të përcjellë, nuk është […]

  10. Pasi i vunë flakën Ministrisë së Arsimit, studentët kthejnë sytë nga selia e PS-së

    Pasi i vunë flakën Ministrisë së Arsimit, studentët kthejnë sytë nga selia e PS-së

    Sheshi Skënderbej në Tiranë është përfshirë nga flakët dhe tymi i zi, pasi gjatë protestës janë djegur kosha plastikë, disa ulëse dhe pemë pranë sheshit. Zjarret kanë shkaktuar shtëllunga të dendura tymi, duke rënduar situatën në qendër të kryeqytetit. Sipas raportohet, protestuesit kanë bërë thirrje mes tyre për t’u zhvendosur në drejtim të selisë së […]

  11. Protestuesit thyejnë derën dhe hyjnë në Ministrinë e Ekonomisë

    Protestuesit thyejnë derën dhe hyjnë në Ministrinë e Ekonomisë

    Protesta në Tiranë është përshkallëzuar më tej, duke u zhvendosur tashmë në ambientet pranë Ministrisë së Ekonomisë. Sipas raportimeve nga terreni, protestuesit kanë thyer derën e institucionit dhe kanë hyrë brenda, ku kanë nxjerrë orendi dhe u kanë vënë flakën. Ndërkohë, edhe jashtë godinës janë regjistruar akte shkatërrimi. Koshat e mbeturinave dhe tabelat reklamuese janë […]

  12. “Mrekullitë e Arbërisë”, mbrëmje kushtuar pasurisë së folklorit shqiptar

    “Mrekullitë e Arbërisë”, mbrëmje kushtuar pasurisë së folklorit shqiptar

    “Mrekullitë e Arbërisë” sollën në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor një spektakël të veçantë, kushtuar folklorit shqiptar, traditave dhe trashëgimisë kulturore kombëtare. Artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, së bashku me Ansamblin “Gurra e Kurbinit”, përcollën për publikun një mbrëmje të mbushur me ngjyra, ritëm dhe emocione. […]

  13. Protesta/ Reagon Ambasada Britanike në Tiranë: E drejta për të protestuar nuk justifikon dhunën dhe dëmtimin e pronës publike!

    Protesta/ Reagon Ambasada Britanike në Tiranë: E drejta për të protestuar nuk justifikon dhunën dhe dëmtimin e pronës publike!

    Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me protestën, duke theksuar rëndësinë e respektimit të së drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë. Në deklaratë ambasada nënvizon se e drejta për të protestuar nuk mund të përdoret si justifikim për akte dhune apo dëmtimin e […]

  14. “E kam provuar më 21 janar”/ Dhuna e policisë në protestë? Xhafaj: Është normale (VIDEO)

    “E kam provuar më 21 janar”/ Dhuna e policisë në protestë? Xhafaj: Është normale (VIDEO)

    fatmir xhafaj TIRANË- Protesta e studentëve ka qenë në fokus të diskutimeve këtë të martë në Komisionin për Nismat Qytetare. Deputeti i PS-së, Fatmir Xhahaj, deklaroi se është normale kundërpërgjigjia e policisë në rastet kur ka dhunë. Socialistët nuk ngurruan të rikthenin në vëmendje protestën e 21 janarit, duke kujtuar se aty janë vrarë 4 […]

  15. Partizani U-19 nderon Shqipërinë në Europë, fiton thellë me Valleta dhe kalon në turin tjetër

    Partizani U-19 nderon Shqipërinë në Europë, fiton thellë me Valleta dhe kalon në turin tjetër

    Partizani U-19 ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Youth League 2026/2027, pas fitores së pastër 4-0 ndaj Valletta U-19, në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të “Domestic Champions Path”, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë. Skuadra kryeqytetase zhvilloi një paraqitje bindëse, duke konfirmuar avantazhin e krijuar edhe në […]

  16. “Vetëdeklaroni ndërtimet pa leje”, nëse nuk bëhet brenda 6 muajve, objekti konfiskohet

    “Vetëdeklaroni ndërtimet pa leje”, nëse nuk bëhet brenda 6 muajve, objekti konfiskohet

    Ata që kanë ndërtime pa leje do të duhet t’i vetëdeklarojnë ato, në të kundërt humbasin të drejtën e parablerjes dhe objekti konfiskohet. “E drejta e parablerjes është e parashikuar në ligj, ndryshimi është që vendosim një kufi për këtë proces. Në ligjin ekzistues e drejta e parablerjes vazhdon për çdo objekt që konfiskohet, me […]

  17. Vendimi i Këshillit të Ministrave/ Institucione të posaçme për trajtimin e personave me çrregullime të shëndetit mendor

    Vendimi i Këshillit të Ministrave/ Institucione të posaçme për trajtimin e personave me çrregullime të shëndetit mendor

    Këshilli i Ministrave ka miratuar rregullat për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve mjekësore të posaçme, të cilat do të ofrojnë trajtim të specializuar, rehabilitim dhe siguri për personat me çrregullime të shëndetit mendor, ndaj të cilëve janë caktuar masa mjekësore sipas legjislacionit penal. Sipas vendimit, këto institucione do të funksionojnë si pjesë e sistemit shëndetësor […]

  18. Digjet për herë të dytë Iute Credit, studentët nuk mjaftohen me leksionin e djeshëm për bandën e fajdexhinjve

    Digjet për herë të dytë Iute Credit, studentët nuk mjaftohen me leksionin e djeshëm për bandën e fajdexhinjve

    iutecredi ne flake TIRANË- Situata në ‘Rrugën e Durrësit” ka dalë jashtë kontrollit, teksa i është vënë zjarri filialit ‘IuteCredit’. Siç shihet në pamjet e siguruara nga ZËRI, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke marrë përmasa të frikshme dhe duke rrezikuar edhe godinat përreth.     View this post on Instagram   Ndërkohë, ngjitur me […]

  19. Shkatërrime në godina, Policia e Shtetit: Deri në 7 vite burg për dhunën dhe zjarrvënien gjatë protestës

    Shkatërrime në godina, Policia e Shtetit: Deri në 7 vite burg për dhunën dhe zjarrvënien gjatë protestës

    Policia e Shtetit u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në tubim që të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga personat që kryejnë akte dhune, djegie dhe sulme ndaj punonjësve të Policisë, pas përshkallëzimit të situatës dhe dëmtimit të pronës publike dhe private. Në një reagim zyrtar, Policia e Shtetit thekson se çdo pjesëmarrës duhet të distancohet […]

  20. Tensionet tek protesta e studentëve në Rrugën e Durrësit, qeveria urdhëron administratën të shkojë në shtëpi. Masa për ruajtjen e linjave elektrike në zonë

    Tensionet tek protesta e studentëve në Rrugën e Durrësit, qeveria urdhëron administratën të shkojë në shtëpi. Masa për ruajtjen e linjave elektrike në zonë

    Foto ilustruese Rriten tensionet në protestën e studentëve tek Rruga e Durrësit, ku protestuesit i kanë vënë flakën një biznesi privat Iute credit. Për shkak të percepitimit të situatës, administrata ka marrë urdhër që të lërë zyrat dhe të dërgohet në shtëpi. Ndërsa protestuesit janë larguar pas hedhjes së gazit lotsjellës, zyrat e administratës janë […]

  21. Studentët paralajmërojnë protestën e radhës, ndryshon vendi

    Studentët paralajmërojnë protestën e radhës, ndryshon vendi

    Studentët kanë njoftuar për zhvillimin e protestës së radhës ditën e nesërme në orën 10:10, përpara Korpusit të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT). Njoftimi vjen në një kohë kur vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë në Rrugën e Durrësit, ku situata është tensionuar pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe ngritjes së barrikadave nga […]

  22. Përshkallëzimet në protestë, reagon sërish Policia: 7 vite burg kush dhunon dhe shkatërron pronën publike e private

    Përshkallëzimet në protestë, reagon sërish Policia: 7 vite burg kush dhunon dhe shkatërron pronën publike e private

    pamje nga policia TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar sërish për protestën dhe përshkallëzimin e situatës. Në reagim, Policia denoncon përshkallëzimin, dhunën ndaj efektivëve dhe shkatërrimin e pronës publike e private. Policia u bën thirrje për pjesëmarrësve që të ruajnë qetësinë, të distancohen nga personat që kryejnë akte dhune. Gjithashtu, policia paralajmëron se personat përgjegjës […]

  23. FOTO/ Tymi mbulon qendrën e Tiranës, zjarri merr përmasa të mëdha

    FOTO/ Tymi mbulon qendrën e Tiranës, zjarri merr përmasa të mëdha

    Revolta e studentëve vijon edhe këtë të mërkurë. Situata në Kryeqytet paraqitet shqetësuese, pasi  në qendër të Tiranës janë konstatuar dy vatra zjarri, të cilat kanë shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi të zi. Tymi i dendur është përhapur në zonat përreth, ndërsa reja e zezë është e dukshme edhe nga distanca të largëta, duke tërhequr […]

  24. Përshkallëzohet edhe më tej revolta, protestuesit djegin Raiffaissen Bank (VIDEO)

    Përshkallëzohet edhe më tej revolta, protestuesit djegin Raiffaissen Bank (VIDEO)

    pamje TIRANË- Zjarri i vendosur në kryqëzimin e “Rrugës së Durrësit” me sheshin “Skënderbej” ka marrë përmasa masive, teksa tymi i zi ka mbuluar kryeqytetin. Pas ‘IuteCredit’, tashmë protestuesit kanë djegur edhe ‘Raiffaissen Bank’. Siç shihet në pamjet e siguruara nga ZËRI, ‘Raiffaissën Bank’ duket komplet e shkatërruar me xhama të thyer dhe tym i zi për […]

  25. Rriten tensionet, Policia tenton t’i shpërndajë me gaz dhe topa uji, protestuesit i sulmojnë me gurë e sende të forta! Një i arrestuar (FOTO)

    Rriten tensionet, Policia tenton t’i shpërndajë me gaz dhe topa uji, protestuesit i sulmojnë me gurë e sende të forta! Një i arrestuar (FOTO)

    Situata pranë Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku policia po tenton të shpërndajë protestuesit e rinj me gaz dhe presion uji. Nga ana tjetër, protestuesit kanë reaguar duke hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë, duke përshkallëzuar më tej situatën. Përplasjet vijojnë, ndërsa policia po përpiqet të shpërndajë të rinjtë e mbledhur në protestë. […]