No Image Available

Dy protestues përfundojnë në Spitalin e Traumës

Dy protestues të lënduar gjatë përplasjeve para Ministrisë së Arsimit dhe përgjatë Rrugës së Durrësit në Tiranë janë paraqitur në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacionit të konfirmuar nga spitali, të dy personat janë në gjendje koshiente. Njëri prej tyre po kryen ekzaminimet paraprake për të përcaktuar shkallën e dëmtimeve, ndërsa protestuesi tjetër është shtruar në spital dhe po merr trajtim nga personeli mjekësor i urgjencës. Ndërkohë, ekipet mjekësore në Spitalin e Traumës vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri, në kushtet kur situata në terren mbetet e tensionuar dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë sjellë pasoja shëndetësore.