13-VJEÇARJA U GJET NË TIRANË, DY BURRA NË PARABURGIM NËN DYSHIME PËR ABUZIM SEKSUAL DHE TRAFIKIM
Gjykata ka caktuar masën “arrest në burg” për dy burra që dyshohen për abuzim seksual dhe trafikim në rastin e 13-vjeçares nga Shkodra. Vajza u gjet në Tiranë pas disa ditësh kërkimesh. Sipas Policisë së Shkodrës, policia e Tiranës ndaloi një 46-vjeçar, banues në kryeqytet, ndërsa policia e Fierit ndaloi një 49-vjeçar, banues në Fier. Të dy po hetohen për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe për trafikim të të miturve. Kërkimet nisën pasi familjarët njoftuan policinë në Shkodër për zhdukjen e vajzës. Nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, në kërkime u përfshinë edhe policia e Tiranës dhe ajo e Fierit. Strukturat e sigurisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara ndihmuan në gjetjen e saj. Hetuesit po verifikojnë nëse në këtë rast janë përfshirë edhe...
Burimi:
ntv.al