Shkatërrime në godina, Policia e Shtetit: Deri në 7 vite burg për dhunën dhe zjarrvënien gjatë protestës
Policia e Shtetit u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në tubim që të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga personat që kryejnë akte dhune, djegie dhe sulme ndaj punonjësve të Policisë, pas përshkallëzimit të situatës dhe dëmtimit të pronës publike dhe private. Në një reagim zyrtar, Policia e Shtetit thekson se çdo pjesëmarrës duhet të distancohet qartë nga veprimet e dhunshme dhe të mos lejojë që tubimi të përdoret si mbulesë për akte shkatërruese. Sipas Policisë, personat që ushtrojnë dhunë, djegin apo shkatërrojnë pronën dhe sulmojnë punonjësit e rendit do të mbajnë përgjegjësi individuale dhe do të përballen me ligjin, në varësi të veprës së kryer. Postimi i plotë nga Policia e Shtetit Nisur nga përshkallëzimi i dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe shkatërrimi me zjarr...
Burimi:
kohajone.com