Rriten tensionet, Policia tenton t’i shpërndajë me gaz dhe topa uji, protestuesit i sulmojnë me gurë e sende të forta! Një i arrestuar (FOTO)

Rriten tensionet, Policia tenton t’i shpërndajë me gaz dhe topa uji, protestuesit i sulmojnë me gurë e sende të forta! Një i arrestuar (FOTO)

Situata pranë Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku policia po tenton të shpërndajë protestuesit e rinj me gaz dhe presion uji. Nga ana tjetër, protestuesit kanë reaguar duke hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë, duke përshkallëzuar më tej situatën. Përplasjet vijojnë, ndërsa policia po përpiqet të shpërndajë të rinjtë e mbledhur në protestë. Policia ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë një prej të rinjve të dyshuar, teksa breshëria e gurëve nuk ka ndaluar.