Partizani U-19 nderon Shqipërinë në Europë, fiton thellë me Valleta dhe kalon në turin tjetër

Partizani U-19 nderon Shqipërinë në Europë, fiton thellë me Valleta dhe kalon në turin tjetër

Partizani U-19 ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Youth League 2026/2027, pas fitores së pastër 4-0 ndaj Valletta U-19, në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të “Domestic Champions Path”, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë. Skuadra kryeqytetase zhvilloi një paraqitje bindëse, duke konfirmuar avantazhin e krijuar edhe në ndeshjen e parë në Maltë, ku triumfoi me rezultatin 2-0. Me fitoren 4-0 në sfidën e kthimit, Partizani U-19 e mbyll përballjen me rezultatin e përgjithshëm 6-0 dhe vijon rrugëtimin në kompeticionin europian. Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 43-të me Lleshin, ndërsa një autogol i Formosës në minutën e 45+1-të dyfishoi shifrat për Partizanin. Në pjesën e dytë, Rrenga shënoi golin e tretë në minutën e 53-të,...