“Mrekullitë e Arbërisë”, mbrëmje kushtuar pasurisë së folklorit shqiptar

“Mrekullitë e Arbërisë”, mbrëmje kushtuar pasurisë së folklorit shqiptar

“Mrekullitë e Arbërisë” sollën në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor një spektakël të veçantë, kushtuar folklorit shqiptar, traditave dhe trashëgimisë kulturore kombëtare. Artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, së bashku me Ansamblin “Gurra e Kurbinit”, përcollën për publikun një mbrëmje të mbushur me ngjyra, ritëm dhe emocione. Shfaqja u prit me duartrokitje të shumta nga salla e mbushur me artdashës, të cilët përmes muzikës, këngës dhe valles u rikthyen te rrënjët e kulturës shqiptare. Në këtë spektakël u ndërthurën tingujt epikë të lahutës, magjia e polifonisë shqiptare dhe energjia e K’cimit të Tropojës. Një vend të veçantë zuri edhe xhubleta, si simbol i trashëgimisë sonë kulturore, krahas motiveve që sollën në skenë qytetet e gurta dhe traditën...