Bora Baboçi sjell në Galerinë Kombëtare vizatime që eksplorojnë udhëtimin e imazheve në kohë dhe hapësirë

Bora Baboçi sjell në Galerinë Kombëtare vizatime që eksplorojnë udhëtimin e imazheve në kohë dhe hapësirë

Artistja Bora Baboçi, përmes veprës “Variacione mbi një kompozim”, sjell një hulumtim artistik mbi mënyrën se si format pamore ndryshojnë, përshtaten dhe qarkullojnë ndërmjet vendeve dhe periudhave të ndryshme. Vepra është pjesë e ekspozitës “Imazhe migruese”, të kuruar nga Erëmirë Krasniqi, në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Galeria Kombëtare e Kosovës ka ndarë detaje mbi veprën, e cila përbëhet nga pesë vizatime në letër, me përmasa 42 × 30 centimetra secila, të montuara në korniza metalike. Vizatimet, që ngjajnë me faqe të një libri motivesh, nisen nga Kisha e Shën Pjetrit në Kabash, e njohur edhe si Kisha e Keqe, ku dy shtresa afreskesh nga periudha të ndryshme dëshmojnë qasje të ndryshme ndaj rrëfimit biblik. Dallimet në stil, përmasa dhe...