Milton Keynes në garë për t’u shpallur Qyteti i Kulturës në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2029
Milton Keynes është një nga katër qytetet që po garojnë për titullin “Qyteti i Kulturës në Mbretërinë e Bashkuar 2029”, një garë që shoqërohet me një çmim prej 10 milionë paundësh dhe synon të nxjerrë në pah identitetin, trashëgiminë dhe jetën kulturore të qyteteve pjesëmarrëse. Përballë Wrexham, Sheffield dhe Blackpool, Milton Keynes po prezanton historinë e tij, larminë kulturore, hapësirat artistike dhe zhvillimin urban, në përpjekje për të bindur jurinë se çfarë e bën atë të veçantë. Gjatë kësaj jave, një panel gjyqtarësh, pjesë e të cilit është edhe krijuesi i serialeve televizive “Grange Hill” dhe “Brookside”, Sir Phil Redmond, po viziton qytetet kandidate. Vendimi për fituesin pritet të shpallet në fillim të vitit të ardhshëm. E cilësuar si një qytet “Ndryshe nga projektimi”, Milton...
Burimi:
kultplus.com