“Mrs. Doubtfire”, komedia ikonike e Robin Williams që ndërthur humorin me dashurinë prindërore

“Mrs. Doubtfire”, komedia ikonike e Robin Williams që ndërthur humorin me dashurinë prindërore

Më 24 nëntor të vitit 1993, në ekranet amerikane u shfaq për herë të parë filmi “Mrs. Doubtfire”, një prej komedive më të njohura të viteve ’90, që përmes humorit dhe emocioneve trajton marrëdhëniet familjare, divorcin dhe dashurinë e pakushtëzuar të një prindi për fëmijët e tij. Me regji të Chris Columbus, filmi sjell në rolin kryesor aktorin Robin Williams, i cili interpreton Daniel Hillard, një aktor zëri dhe baba i përkushtuar, që pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Miranda, humb kujdestarinë e përditshme të tre fëmijëve. I vendosur të mos largohet nga jeta e tyre, Daniel krijon një identitet të ri, duke u shndërruar përmes grimit dhe protezave në një dado të moshuar britanike, të njohur si Mrs. Euphegenia Doubtfire. Në këtë mënyrë, ai...