‘Gjaaamë’ – ekspozita e Zake Prelvukajt në KultPlus Caffe Gallery, një klithmë artistike kundër dhunës ndaj grave

‘Gjaaamë’ – ekspozita e Zake Prelvukajt në KultPlus Caffe Gallery, një klithmë artistike kundër dhunës ndaj grave

Me pikturë, fjalë, statistika dhe një instalacion simbolik me trëndafila, ekspozita “Gjaaamë” e artistes Zake Prelvukaj u hap mbrëmë në KultPlus Caffe Gallery, duke sjellë në vëmendje dhunën ndaj grave dhe nevojën për reagim shoqëror e institucional, shkruan KultPlus. Përmes gjuhës së artit, ‘Gjaaamë’ trajton një nga plagët më të rënda shoqërore, dhunën ndaj grave dhe pasigurinë që shumë prej tyre përjetojnë edhe brenda shtëpive të tyre. Hapësira e galerisë u shndërrua në një vend reflektimi, ku piktura, citatet, statistikat dhe elementet interaktive u ndërthurën për të përcjellë një mesazh që shkon përtej ekspozimit artistik, duke kërkuar vëmendje, përgjegjësi dhe solidaritet. Në qendër të ekspozitës ishte një vepër e Zake Prelvukaj, e cila përmes shprehjes artistike simbolizon sfidat, dhimbjen dhe përballjen e grave me dhunën,...