Policia paralajmëron protestuesit: Dhuna mund të dënohet deri në 7 vite burg
Policia e Shtetit ka reaguar sërish pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestës studentore para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga personat që përfshihen në veprime të dhunshme. Në reagimin e saj, policia thekson se tubimi nuk duhet të përdoret si mbulesë për akte dhune, sulme ndaj efektivëve apo shkatërrim të pronës publike dhe private. Autoritetet u kërkojnë protestuesve të mos bëhen pjesë e këtyre veprimeve, duke nënvizuar se përgjegjësia për shkeljet e ligjit është individuale. “Çdo person që ushtron dhunë, djeg apo shkatërron pronën, ose sulmon punonjësit e Policisë, mban përgjegjësi individuale dhe do të përballet me ligjin, në përputhje me veprën e kryer”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit. Policia...
Burimi:
ntv.al