Vendimi i Këshillit të Ministrave/ Institucione të posaçme për trajtimin e personave me çrregullime të shëndetit mendor

Vendimi i Këshillit të Ministrave/ Institucione të posaçme për trajtimin e personave me çrregullime të shëndetit mendor

Këshilli i Ministrave ka miratuar rregullat për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve mjekësore të posaçme, të cilat do të ofrojnë trajtim të specializuar, rehabilitim dhe siguri për personat me çrregullime të shëndetit mendor, ndaj të cilëve janë caktuar masa mjekësore sipas legjislacionit penal. Sipas vendimit, këto institucione do të funksionojnë si pjesë e sistemit shëndetësor publik, në varësi funksionale të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa ngritja e tyre do të bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, në bashkëpunim me ministrin përgjegjës për drejtësinë. Institucionet do të trajtojnë personat që kanë kryer vepra penale dhe për të cilët gjykata ka vendosur mjekim të detyruar, të paraburgosurit ose të dënuarit që shfaqin çrregullime të shëndetit mendor gjatë qëndrimit në institucionet e vuajtjes së...